“Çmenden” tifozët anglezë, festojnë parakohe në Wembley (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Anglisë janë dyndur me jashtë stadiumit të Wembley ku pritet të luhet finalja e ‘Euro 2020’, në ndeshjen më të madhe të kombëtares për më shumë se gjysëm shekulli, ku Tre Luanët, do të ‘luftojnë’ me Italinë.
Tifozët që mbështesin Anglinë këndojnë ‘Futbolli po vjen në shtëpi’, ndërsa 35 milionë njerëz pritet që ta shohin ndeshjen në televizion. Turmat e tifozëve të mbështjellë me flamujt e Anglisë, kanë mbërritur jashtë Wembleyt, pak orë para fillimit të ndeshjes. Disa prej tyre kanë hipur në autobuzë, ndërsa të tjerë në kryeqytet lëshuan tym të bardhë dhe të kuq duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
Përpara ndeshjes, Mbretëresha, Princi William dhe Kryeministri Boris Johnson i dërguan ekipit urimet më të mira, ndërsa mijëra mbështetës të Anglisë i kërkojnë palës ‘ta sjellin në shtëpi futbollin’.
Në një mesazh me video në llogarinë zyrtare të futbollit në Angli në Twitter, Southgate – i cili është vlerësuar për udhëheqjen e tij në ekip – tha se mbështetja e tifozëve u ka dhënë atyre një “siguri të madhe”.

Të fundit

Ndërtimi i Lungomares, IKMT nis shembjen e objekteve në Radhimë

Vazhdimi i projektit të ‘Lungomares’ në Vlorë ka rikthyer IKMT në zonën e Radhimës për të vijuar prishjen e...

Tabaku kritikon zgjedhjet e 11 majit: Raporti i OSBE flet për shkelje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ditën e sotme procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin PD e ka konsideruar si një...

Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Rrugët e kryeqytetit të Iranit kanë qenë kryesisht të zbrazëta sot për shkak të sulmeve izraelite. Makina dhe burra me skuterë kaluan me shpejtësi pranë...

2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e...

Revolucioni i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Agregatori i lajmeve yeux1122 ka ndarë detaje rreth dizajnit të ri të iPhone 20, i cili thuhet se do të jetë tërësisht prej qelqi,...

Lajme të tjera

Web TV