Kryeministri Johnson: Me 19 korrik, Anglia u jep fund masave anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anglia u jep fund masave anti-Covid nga 19 korriku. Është ky lajmi i cili është bërë me dije nga kryeministri britakin Boris Johnson gjatë një konference teksa foli mbi mënyrën se si do të veprohet pas kësaj date. Në konferencën e mbajtur ditën e sotme në Downing Street ai tha se nuk do të ketë kufizime të kapacitetit në vendet sportive dhe argëtuese, por thotë se vendi nuk mund të kthehet përsëri në jetë para Covid.

Ai paralajmëron “nuk ka mbaruar” dhe përdorimi i maskës do të këshillohet ende në hapësira të mbushura me njerëz dhe të mbyllur. Kryeministri nxit klubet e natës dhe vendet e tjera që të përdorin pasaportat Covid si një mjet hyrjeje. Ndërkohë sa i përket hyrjes në Angli politika ekzistuese e kufirit do të vazhdojë të zbatohet pas 19 korrikut, duke përfshirë karantinën për ata që kthehen nga vendet e listës së kuqe.

Ai tha se 19 korriku është koha e duhur për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit për shkak të pushimeve të shkollës.

Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, thotë se vaksinimet po zvogëlojnë mundësinë që dikush plotësisht i vaksinuar të kapë virusin me afërsisht 50%.

Kryeministri Boris Johnson ka përshkruar fundin e rregullave të distancës shoqërore të Anglisë në 19 korrik, por ka paralajmëruar se “pandemia nuk ka mbaruar”.

Johnson tha se do të shiheshin më shumë vdekje dhe shtrime në spital nga Covid, por që “tani është koha e duhur për të vazhduar”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV