Moderatorja e njohur: Vajzat shqiptare i duan gjërat gati, mjafton të gjejnë ndonjë të dashur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur e sportit Eva Murati, thotë se vajzat shqiptare, ose më saktë ato në rrethin ku punon ajo, pra në televizion, i duan gjërat gati pa punuar.

Eva thotë se ato mjaftohen që çdo gjë ta arrijnë nëpërmjet prindërve, ose të dashurve.

“Të tepruar…tani, kjo është diçka që e kam vënë re me kalimin e kohës, por mendoj se vajzat në Shqipëri, sidomos ato në mjedisin ku unë punoj dhe më rrethojnë, i duan gjërat pak si shumë gati, pra mjafton të bëhen më të afërta me dikë, mjafton që mami ose babi t’ua paguajnë një vend pune ose një vend më të mirë. Nuk kanë fare kulturë pune dhe këto do doja që ta kishim më tepër”, u shpreh moderatorja.

Ajo ndërkohë ka folur edhe për rivalitetin me femrat e tjera në botën e televizionit, duke i konsideruar rivalet e veta si “milingona”.

“Mua thjesht nuk më intereson. Unë di të them se do të keni gjithmonë mirë nga unë, s’më interesojnë, nuk ekzistojnë fare në mendjen time, janë milingona. Unë përqendrohem tek gjërat e mia, tek projektet e mia, s’kam pse e mbush shpirtin tim me urrejtje, thjesht nuk i konsideroj fare,”- u shpreh moderatorja sportive.

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV