Babai i Klodian Rashës i indinjuar pas dënimit me 10 vite të ish-policit që e vrau: Si mund ta quash drejtësi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Klodian Rashës ka komentuar tepër i indinjuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi sot me 15 vite burg ish-efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili do të vuajë 10 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët.

“Do vijë momenti që do ti themi ca gjëra. Sot është momenti. Dua t’ju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet.

Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.
Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.
Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj. Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

Të fundit

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një...

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Lajme të tjera

Web TV