Rezarta Shkurta publikon fotot me fustanin e nusërisë/ Ja dedikimi prekës për bashkëshortin

Janë publikuar më në fund fotot nga dasma e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre 17 vjeçare me martesë ditën e hënë

Dasma u zhvillua në anije në bregdetin e Vlorës dhe dekori ka qenë minimalist. Teksa të ftuar ishin shumë miq dhe familjarë të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rrezarta ka ndarë disa foto nga dita e tyre më e veçantë.

“Ma kujtojnë te afërmit se sa vite jemi sëbashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh për vonesat e mija.. Te dua per babin që je me princeshën e shtëpisë tonë”, ka shkruar Rezarta.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)