Studimi: Më shumë se gjysma e çifteve e nisin si miq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në filmin “Kur Harry takoi Sally-n”, konkluzioni që del është se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë miq, sepse “pjesa e seksit gjithmonë pengon”.

Por studimi i ri sugjeron se afërsisht dy të tretat e çifteve e fillojnë si miq dhe mbajnë një marrëdhënie platonike për periudha të gjata para se të krijojnë një romancë.

Ndërsa takimi i dy të huajve – qoftë përmes vështrimeve vjedhtas në një kafene apo nga një aplikacion takimesh – është fokusi i shumë kërkimeve sociologjike, ende nuk dihet aq shumë për zgjedhjen e një partneri që marrëdhënia të funksionojë, tha Danu Anthony Stinson, një profesor i asociuar në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Victoria, Kanada.

Stinson dhe bashkautorët e tij hetuan përvojën e gati 1 900 studentëve të universitetit dhe të rriturve (përfshirë 677 të cilët ishin të martuar), të gjithë u pyetën nëse ishin miq me partnerin e tyre aktual romantik para se të përfshiheshin romantikisht.

Shumica e pjesëmarrësve (68%) raportuan se marrëdhënia e tyre aktuale filloi si një miqësi, pavarësisht nga gjinia, mosha, nivelet e arsimit ose grupet etnike.

Shkalla e fillimit të miqësisë ishte edhe më e lartë midis 20-vjeçarëve dhe brenda komuniteteve LGBTQ +, me 85% të çifteve që thanë se romanca e tyre filloi si një miqësi.

Si bëhet një marrëdhënie miqësore në romantike dhe cili është me të vërtetë dallimi midis miqve dhe të dashuruarve, është një pyetje që ende nuk zgjidhet, tha Stinson.

Të dhënat e shkruara nga pjesëmarrësit e përshkruanin si miqësi mbajtjen për dore, prezantimet familjare, udhëtimet së bashku, përqafimin pranë zjarrit dhe madje edhe marrëdhëniet seksuale. Të tjerët i kategorizuan ato sjellje si romantike.

“Pra, ekziston një vijë e madhe e paqartë midis miqësisë dhe romancës … theksoj se si në të vërtetë nuk mund të përcaktojmë për dikë tjetër se çfarë është miqësia përkundër asaj që është një romancë,” tha ai. “Ata e përcaktojnë atë vetë.”

Lexo edhe :  Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Në studim, morën pjesë afërsisht 300 studentë të universitetit u pyetën gjithashtu se sa zgjati “faza e miqësisë” së tyre dhe nëse ata preferonin të ishin miq para se t’i çonin gjërat në një drejtim romantik.

“Mesatarisht, iniciatorët e marrëdhënies “miqësore” ishin miq për gati 22 muaj para se marrëdhënia të bëhej romantike dhe pothuajse gjysma e  tyre mendonin se fillimi i miqësisë fillimisht ishte një mënyrë e mirë për të kaluar më pas në një marrëdhënie romantike, përkundrejt opsioneve të tjera të tilla si takim në një festë ose në internet”,  shkruanin studiuesit në revistën “Social Psychological and Personality Science”.

“Marrëdhëniet midis burrave dhe grave janë disi, si zgjedhje, seksuale”, tha Stinson. “Por kur ne në fakt i pyesim njerëzit, ata thonë se ata kanë miqësi me njerëz – nga të gjitha gjinitë – që potencialisht një ditë mund të tërhiqen seksualisht nga ata. Ndonjëherë veprojnë dhe ndonjëherë nuk veprojnë kurrë ”.

 

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV