Merret peng familja me 6 anëtarë në Greqi, ja çfarë kërkohej për lirimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje pazakontë është bërë publike sot në Greqi, pasi një familje prej gjashtë anëtarësh u mor peng, ndërsa për lirimin e tyre kërkohej një shumë e caktuar parash.

Autorët morën peng një familje, me katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët, duke iu kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre.

Mediet greke shkruajnë se familja u mbajt peng gjatë gjithë natës, ndërsa autorët, duke i kërcënuar se do t’i vrisnin, kërkonin para për t’i liruar.

Mësohet se të martën në mëngjes, babai, i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë, dhe informoi policinë.

Më pas, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë tre persona në një rrugë fshati në Komunën Tempi, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtor të tyre. Ata ishin të gjithë shtetas të huaj.

Sipas policisë, pasi iu kishte shpëtuar kryefamiljari, autorët kishin lënë të lirë nënën së bashku me katër fëmijët e mitur.

Të fundit

E rëndë/ Në ditën e fundit të fushatës, ekzekutohet kandidati për zgjedhjet komunale

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin...

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria mes 11 vendeve më të mahnitshme kulturore

‘Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet,...

Aksidentet rrugore u rritën me 78% në prill, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill...

Kuvend/ Sot votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, opozita bojkot!

Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të ketë debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon pr.vendimit për ngritjen e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV