Gjykata e BE-së lejon kompanitë të ndalojnë vendosjen e mbulesës myslimane në kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim që kompanitë mund të ndalojnë vendosjen e mbulesës myslimane në kokë, me kushte të caktuara. Kjo Gjykatë, ka thënë në vendimin e saj se kompanitë duhet të tregojnë një arsye të vërtetë kur vendosin që t’ia ndalojnë ndonjë punëtoreje vendosjen e mbulesës në kokë, dhe duhet të kenë parasysh kontekstin specifik kombëtar.

“Ndalimi i vendosjes së diçkaje që shpërfaq besime politike, filozofike apo fetare në vendin e punës, mund të arsyetohet me nevojën e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral te konsumatorët, apo për të parandaluar mosmarrëveshje shoqërore”, -ka thënë Gjykata. “Megjithatë, ky arsyetim duhet të jetë në përputhje me nevojën e sinqertë të punëdhënësit dhe, bazuar në të drejtat dhe interesat në fjalë, gjykatat kombëtare mund të marrin parasysh kontekstin specifik të shtetit të tyre, me qëllim të mbrojtjes së lirisë fetare”, -është thënë në vendim.

Në qendër të këtij vendimi ka qenë rasti i dy grave myslimane në Gjermani, të cilat kanë çuar në gjyq punëdhënësit e tyre, pasi u është thënë të mos vendosin mbulesën. Shumë gra myslimane e konsiderojnë vendosjen e mbulesës në kokë, si element kyç të besimit të tyre. Gjykatat gjermane tani do të vendosin nëse do të përdorin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, kur të marrin vendimin përfundimtar për këto dy raste.

 

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV