Sherri Messi-Abidal, Guardiola lajmëron largimin e argjentinasit nga Barça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola ka reaguar në lidhje me situatën jo shumë të këndshme që është krijuar në klubin e Barcelonës.

Trajneri katalunas ka thënë se Barça është në të njëjtin moment që ishte Real Madrid përpara largimit të Cristiano Ronaldos.

Përplasja publike midis kapitenit të ekipit Lionel Messit dhe drejtorit sportiv Eric Abidal ka shtuar zërat për krisjen e marrëdhënies së argjentinasit me klubin.

Guardioal, i cili njeh si Messin ashtu edhe Bacelonën, ka paralajmëruar presidentin e Barçës se një lagim i mundshëm i yllit është shumë i afërt.

“Është e pashmangshme, këta lojtarë janë kaq të rëndësishëm për një skuadër, sa kur largohen, lënë hapësira të mëdha. Kur Messi të largohet nga Barcelona klubit do t’i duhet ca kohë për t’u rirregulluar. Është e pashmangshme. Ju  e patë se çfarë ndikimi negativ pati largimi i Ronaldos nga Real Madridi. Si të mos ndihet mungesa e këtyre lojtarëve, që shënojnë 40 ose 50 gola në sezon”,-deklaroi Guardiola.

Rikujtojmë se Pep Guardiola ka kaluar më shumë se 20 vite te Barcelona si lojtar, por edhe si trajner./Fjala.al/

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV