Horoskopi ditor, 16 korrik 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj është duke folur keq për ju. Kjo do të bëjë që të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.

Demi

Mund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.

Gaforrja

Këtë të premte mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.

Luani

Duhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe, nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me veshjen.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 1 Qershor 2025

Peshorja

Peshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura.

Akrepi

Mos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.

Shigjetari

Mos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime pozitive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.

Bricjapi

Nuk do të keni arsye për t’u shqetësuar gjatë kësaj të premte. Është dita ideale për të vijuar punën me projektet tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.

Ujori

Tregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do të ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Për Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.

Peshqit

Mund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të premte. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

Të fundit

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës: Na duhet ndryshim radikal

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri në qeverinë “Rama”, Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës. Njoftimin e ka bërë...

Ekranet dëmtojnë fëmijët! Ka ardhur koha që prindërit të ndryshojnë qasje

Numri i fëmijëve me syze optike po shtohet dita ditës. Mjekët okulist fajësojnë për këtë rritje ekspozimin përpara ekraneve qoftë të telefonave smart phone...

Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të...

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali...

Dalin tezat e provimit, “anglishtja” bën xhiro në rrjetet sociale, reagon ministria

27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre për Gjuhën e Huaj, por si përherë, Matura Shtetërore u cenua nga nxjerrja e tezës. 40 minuta pas...

Lajme të tjera

Web TV