E konsumoni darkën vonë ? Ja rreziku me të cilin përballeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Koha E Të Ngrënit Dhe Shëndeti Zemrës
Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet. Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Sipas të dhënave kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia E Planifikimit Ushqimor
Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme. Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi. Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë.

Pazari i Zgjuar
Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime. Këshillohet të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet Ditore
Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë çfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë. Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë. Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim Me Vete
Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë. Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë

Lexo edhe :  Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Informimi
Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja. Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha E Të Ngrënit
Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta. Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV