Itali/ Arrestohet njëri nga shqiptarët që vrau ish-bankierin në Lecce (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Italinë mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë një 69-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se një shtetas shqiptar 31-vjeçar, Paulin Meçaj, u ndalua si pjesë e hetimit për vrasjen e Giovanni Caramuscio, ish-menaxher banke por i dalë në pension. 69-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmë në Lequile gjatë një grabitje ndërsa ai sapo kishte tërhequr disa para nga një ATM. Sipas Prokurorit të Lecce, Meçaj është njeriu i cili rreth orës 11 në mbrëmje qëlloi viktimën me një beretë, me kalibër të shkurtër 9, me numër serial të rremë dhe kjo armë u gjet më vonë në shtëpinë e tij nga karabinierët e njësisë hetimore të njësisë ‘Komanda Provinciale e Leçes’.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e Caramuscio në bashkëpunim me një person tjetër si dhe grabitje, posedim dhe mbajtje të paligjshme të një arme zjarri, si dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Arrestimi i tij erdhi pasi një burrë dëshmoi se menjëherë pas të shtënave kishte parë një burrë që po drejtohej drejt një pusi pranë bankës. Ai kishte një qese plastike në dorë, por më pas ai e pa atë të kthehej duarbosh. Policia gjeti një çantë brenda pusit që përmbante disa rroba të përdorura gjatë grabitjes, siç dëshmohet nga imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes në zonë. Pranë tokës ku ndodhet pusi ekziston një shtëpi dhe aty u drejtuan menjëherë karabinierët: brenda ishte një njeri në një gjendje të dukshme tensioni. Në shtëpi ai kishte veshur bluzën e përdorur gjatë grabitjes, nga e cila kishte prerë logon në gjoks, me qëllimin e qartë për të zhdukur hetimin.

Lexo edhe :  99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorin e tij.

Të fundit

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025....

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Luna Mari mbush 1 vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)

Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre...

Bëni fotografi të shoferëve të tjerë dhe fitoni para në Suedi

Kompania suedeze, Scout Park ka lançuar një aplikacion të ri që u mundëson përdoruesve të fitojnë para duke raportuar vetura të parkuara gabimisht. Aplikacioni i...

Anija më e madhe luftarake e Koresë së Veriut gati për luftë bërthamore

Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të sistemit të armatimit të anijes së saj më të re dhe më të avancuar luftarake,...

Lajme të tjera

Web TV