Mosmarrëveshja mes fqinjësh përfundon në tragjedi, italiani vret me thikë shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 59-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës në Itali. Viktima është Caf Nikaj, ndërsa autori është një italian 63-vjeç, Lorenzo Rivani.

Autori dhe viktima ishin fqinj dhe sipas mediave kishin një mosmarrëveshje të vjetër mes tyre që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak.

Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh. Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen. Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.

Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin

Të fundit

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Lajme të tjera

Web TV