Punimet për fushën e re sanitare të mbetjeve në Berat, Rama: Mbyll plagën dhjetëra vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për fushën e re sanitare të mbetjeve urban. I shoqëruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, Rama u shpreh se ky investim i mundëson bashkisë Berat depozitimin e mbetjeve me standarde mjedisore europiane, deri në ndërtimin e fushës sanitare rajonale të mbetjeve që do të mbulojë disa bashki.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo bërë të ditur se ky landfill plotëson pjesën më të madhe të standardeve dhe kemi arritur të bëjmë absorbimin e të gjithë mbetjeve 20 vjeçare, të cilat tashmë janë venddepozituar në fund. Tashmë kemi një landfill, i cili krijon mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të mbulojë gjithë nevojat e bashkisë së Beratit. Kjo është bërë falë një granti nga qeveria zvicerane”.

“Gjatë verës kishte raste kur vend depozitimi merrte zjarr. Këtu kemi vaskat e filtrimit të ujërave. Kemi bërë një mbrojtje nga shtrati i lumit sepse ka qenë shumë afër lumit Osum dhe ka qenë një nga problemet kryesore sepse gjatë dimrit kur rritej niveli i ujit një pjesë e madhe e mbetjeve kalonte në lumin Osum. Për shkak të sezonit të verës të gjithë ujërat që filtrohen vetë, avullojnë dhe në dimër kanë të gjithë kapacitetin e nevojshëm që asnjë pjesë e ujërave që dalin nga landfilli të derdhen në lumin Osum”, – nënvizoi Demo.

Sipas tij, në 30 vitet e fundit ky venddepozitim ka qenë një gangrenë për bashkinë e Beratit.

Më tej, Demo tha se “kemi arritur të krijojmë një model, i cili nuk arrin të krijojë kosto shtesë. Me burimet e brendshme të bashkisë do të plotësojmë të gjithë standardet e depozitimit sipas parashikimeve që ka bërë vetë projekti. E njëjta gjë ka ndodhur edh në dy bashkitë e tjera edhe në Dimal edhe në Kuçovë, po ashtu të financuara nga projekti i qeverisë zvicerane”.

Lexo edhe :  Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Të fundit

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

Lajme të tjera

Web TV