Atletët shqiptarë kërkojnë suksesin në Olimpiadë, ja disiplinat ku do garojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tokyo 2020 do të jetë edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 9-të për Shqipërinë në një event të tillë. Për shkak të situatës pandemike Covid-19 në vitin 2020, Lojërat Olimpike u shtynë, teksa tashmë gjithçka është gati. Për shkak të koronavirust eventi po mbahet nën masa të ashpra nga organizatorët, teksa ndryshe nga çfarë u tha prania e tifozëve nuk do të lejohet. Aventura e sportistëve që do të synojnë medalje do të startojë me 23 Korrik dhe përfundon më 8 Gusht. Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletika, peshëngritja, gjimnastika, noti, mundja dhe qitja janë disiplinat që do të garojnë atletët kuqezi.

Ekipit shqiptar iu dorëzua flamuri kombëtar nga kryeminsitri Rama në një ceremoni të veçantë peshëngritësit Briken Calja dhe atletes Luiza Gega. Disa nga sportistët pjesëmarrës synojnë të jenë pjesë e më të mirëve, madje shpresohet edhe në medaljen e parë olimpike për vendin e tonë. Izmir Smajlaj, Luiza Gega, Briken Çalja, Indrit Çullhaj, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj. Gjimnasti Matvei Petrov, Kledi Kadiu dhe Manuela Deliaj janë disa nga sportistët që do të synojnë një paraqitje dinjitoze te vendit tonë, në disiplinat ku ata do të garojnë.

Duhen edhe pak ditë nga nisja e Olimpiadës së Tokyos, e shtyrë me një vit për shkak të pandemisë. Pavarësisht njëmijë e një polemikave në qarkullim për shkak të rasteve të Covid në rritje konstante me variantet e reja, takimi me eventin madhor mbetet për të mos u humbur. Për këtë arsye ka disa gjëra që duhen ditur paraprakisht për spektatorët e televizionit, duke qenë se garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, gjithmonë për shkak të frikës së infektimeve.

Lexo edhe :  Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

Lojërat e Olimpiadës së 32-të do të mbahen në Tokio, Japoni nga 23 korriku në 8 gusht. Diferenca e orës me Shqipërinë është 7 orë. Kur në kryeqytetin niponike është ora 19.00 e pasdites, te ne është mesidtë. Fillimisht Lojërat u përcaktuan për tu luajtur nga 24 korriku në 9 gusht 2020, para se të bëhej shtyrja për shkak të Coronavirusit. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 23.00 të 23 korrikut me orën shqiptare, ndërsa ajo e mbylljes në 8 gusht në të njëjtën orë.

Ndryshimi i orës me Japoninë nuk na favorizon pasi shumë medalje do të dorëzohen gjatë natës shqiptare ose në orët e para të mëngjesit. Por nuk do të jetë gjithmonë kështu, pasi për shembull nëse finalja e basketbollit të meshkujve do të nisë në 4.30 të mëngjesit, finalja e 100 metrave për femra nis në orën 14.50. Pothuajse asnjë event nuk do të nisë para mesnatës shqiptare dhe shumë pak do të mbarojnë pas orës 15.00 të pasdites.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV