E mori me qira në Zvicër/ Kosovari bënte gara me Lamborghini në rrugët e Shqipërisë, ‘konkurrent’ kishte një BMW

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Lamborghini gri “gjëmonte” autostradës drejt Vlorës, i ndjekur nga afër nga një BMW e zezë.

Kështu e fillon shkrimin media zvicerane Blick.ch, duke rrëfyer për një ngjarje të ndodhur në rrugët e Shqipërisë, në të cilën protagonistë janë dy kosovarë që jetojnë në Zvicër.

Sipas medias në fjalë, makinat luksoze po bënin një garë, duke përshpejtuar deri në 225 kilometra në orë aty ku e lejuar ishte vetëm deri në 100 kilometra në orë.

Në dalje të qytetit, oficerët e policisë ndalojnë makinat me targa Schëyz dhe sipas policisë, në timonin e Lamborghini ishte një kosovar i cili jeton në Zvicër.

Ndërkohë vë në pah Blick.ch, numri i tabelave tregon se bëhet fjalë për një makinë të marrë me qira nga në Schübelbach SZ të Zvicrës.

Megjithatë, pronari i kompanisë nuk ka dashur të komentojë për Blick. Ai ishte me pushime dhe nuk dinte asgjë për një incident të tillë.

Ndërkohë një 37-vjeçar nga Kosova ngiste makinën me BMË dhe makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schëyz.

Shefi i tyre është gjithashtu me pushime dhe nuk ishte në dispozicion për të komentuar rreth ngjarjes, për Blick.

Si pasojë, në stacionin e policisë, të dy shpejtuesit duhet t’i nënshtroheshin një kontrolli alkooli – dhe të “pajtohen” me një gjobë të rëndë: shoferi i BMË duhet të paguajë 1500 franga zvicerane, ndërsa ai i Lambos rreth 1000 franga zvicerane.

Policia shqiptare shkruajti në një mesazh drejtuar të gjithë atyre që drejtojnë me shpejtësi:

“Të ngasësh automjetin me një shpejtësi të tillë është fatale. Ju rrezikoni seriozisht jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”.

Lexo edhe :  "Ç'borxh i kanë banorët e Thethit?" Prokuroria Shkodër reagon pas deklaratave të Ramës

 

Të fundit

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Lajme të tjera

Web TV