Rama: Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, kjo është kryetarja (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili falenderon të gjithë kandidatët që iu përgjigjen ftesës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa shprehet se kjo pjesëmarrje i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sjellë sipas tij një skuadër ndërkombëtare.

Më tej ai bën me dije se kryetarja e re e Bordit të Akredimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

ZGJIDHET Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj. Me një falenderim të përzemërt për të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikqyrje të cilësisë së universiteteve tona

SHQIPONJA TELHAJ, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Të fundit

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj lloj rrethanash të pabesueshme. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV