Politikani italian vret me armë emigrantin pas konfliktit në lokal (Detaje/Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anëtar i partisë së djathtë të Lidhjes Italiane, Massimo Adriatici do të qëndrojë në “arrest shtëpiak”, pasi akuzohet se vrau me armë një emigrant maroken pas një konfliktit  në lokal.

Adriatici, një këshilltar i Lidhjes në qytetin verior të Voghera, vrau mbrëmjen e së martës, marokenin 39-vjeçar, teksa u grindën në lokal.

Viktima u indentifikua si Youns El Boussetaoui nga Maroku. Mediet lokale në Itali raportuan se konfflikti mes politikanit Adriatici dhe emigrantit maroken ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në zonën e Voghera, ku edhe ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Viktima e shtyu dhe hodhi në tokë Massimo-n, ndërsa ky i fundit tha se arma iu shkrep aksidentalisht.

“Viktima e një sulmi, ai u kundërpërgjigj dhe aksidentalisht shkrepi armën,” tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke shtuar se Adriatici ndoshta kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi El Boussetaoui mund të kishte një rekord penal.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV