Debutim historik me Barcelonën, Manaj shënon tre herë në miqësore (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I transferuar te Barcelona B në janarin e 2020-ës, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj priti plot një vit e gjysmë për të debutuar me fanellën e klubit të njohur katalan dhe e bëri këtë pasditen e sotme në miqësoren ndaj Gimnasticac, ku arriti të lërë gjurmë me një tripletë historike, që do të mbetet gjatë në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, teksa pas një rrotullimi të bukur në zonë, dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Në minutën e 85-të ishte Collado që dyfishoi shifrat, por spektakli i Manajt dhe Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera, në të 87-ën me aksion dhe në të 90-ën me penallti, duke vulosur tripletën personale dhe fitoren 4-0 të “blaugranave”.

Rey Manaj ishte në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën, por kjo tripletë mund të bëjë që të fitojë një tjetër shans për të bindur trajnerin Koeman, ose në rastin më të keq, ta ndihmojë që të gjejë një tjetër klub të niveleve të larta.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV