Zhgënjejnë kampionët/ Teuta mposhtet nga skuadra e Andorrës në Conference League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me dy humbje përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, Teuta zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë të , pasi u mposht 0-2 nga Inter D’Esclades brenda në “Niko Dovana”.

Në një sfidë ku durrsakët ishin dukshëm favoritë jo vetëm për të fituar, por edhe për të kaluar turin, zhgënjyen totalisht, duke nxjerrë dy herë topin nga rrjeta dhe për më tepër, duke mos provuar ende shijen e golit në Europë, ndonëse cilësia në sulm nuk mungon.

Durrsakët e nisën mjaft mirë sfidën dhe provuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare, teksa në minutën e 15’ ishte sulmuesi kryesor Taulant Seferi që “flirtoi” me golin, por goditja e tij me të majtën ishte e dobët dhe topi përfundoi jashtë.

Miqtë fitojnë konfidencën me kalimin e minutave dhe në minutën e 23-të i shkojnë shumë pranë golit, por sulmuesi i tyre godet keq dhe dërgon topin pak centimetra jashtë portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Emiljano Vila në minutën e 27’ dhe Taulant Seferi në të 30-ën kërcënojnë sërish për Teutën, por të dy gabojnë në finalizim dhe nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetën e modestëve nga Andorra.

Në momentin më të mirë të Teutës, Inter D’Esclades zbret në një kundërsulm të shpejtë dhe topi përfundon te sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili i vetëm me portierin Frashëri, gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetë, kur kronometri tregonte minutën e 37’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të miqve nga Andorra, të cilët në minutën e 57’ ia dolën të gjejnë edhe golin e dytë, teksa protagonist ishte sërish sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili mposhti për herë të dytë Frashërin.

Lexo edhe :  Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Ky gol shpërqendroi totalisht durrsakët, që e kishin të vështirë tashmë të organizonin manovrën sulmuese, ndërsa në minutën e 81-të miqtë nga Andorra i shkuan pranë edhe golit të tretë, por traversa erdhi në ndihmë të bregdetarëve, duke kthyer mbrapsht topin.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Inter D’Esclades që u largua nga Durrësi me triumfin 0-2 dhe me një këmbë në turin tjetër, ndërsa Teuta dhuroi një tjetër performancë zhgënjyese, pasi humbi ndeshjen e tretë radhazi në Europë.

Ndonëse shorti në Conference League u tregua shumë bujar me bregdetarët, duke u vënë përballë një kundërshtar gjysmë-profesionist, djemtë e Edi Martinit e shpërdoruan këtë mundësi me një paraqitje të turpshme dhe tani kalimi i turit duket një mirazh./ SuperSport

Të fundit

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell,...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa...

Lajme të tjera

Web TV