Rrëmbimi i Jan Prengës, Gjykata: Elton Hajri urdhëroi zhdukjen e trupit!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur vendimi i gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë së dhënë ndaj pesë personave të cilët akuzohen dhe janë vënë në pranga si rrëmbyes të shtetasit Jan Prenga. Në vendimin e zbardhur të gjykatës shihet se gjyqtari Sokol Tonaj i referohet të dhënave policore në lidhje ngjarjen duke e kaluar shkakun e saj në Angli tek një Pazar i prishur droge. Në vendimin e zbardhur prej 5 faqesh gjykata ka pranuar versionin e hetimit në të cilin janë përcaktuar rolet e secilit prej pesë personave të ndaluar, konkretisht të tre pjesëtarëve të familjes Hajri, ku sipas tyre Elton Hajri rezulton të jetë personi kryesor që ka urdhëruar lëvizjen e trupit të pajetë të të ndjerit.

Pjesë nga vendimi

“Prokuroria ka fiksuar se: Me datën 17.1.2020 rreth  orës 11.50 në rrugën London në Kamëz midis pallatit 96 dhe 95, Tiranë persona të paidentifikuar kanë rrëmbyer shtetasin Jan Ndoc Prenga duke e futur në një automjet dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Nga kryerja e veprimeve hetimore si dhe nga informacioni i mbledhur rezulton se shtetasi i mësipërm është marrë peng nga disa persona si mjet presion për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit kokainë që vëllai i tij, shtetasi Astrit Prenga e cila jeton në Angli u kishte marrë disa shtetasve shqiptarë. Për këtë fakt këta kishin urdhëruar marrjen peng të shtetasit Jan Prenga në këmbim dhe kthimin e lëndës narkotike. Duke përcaktuar këtë motiv të rrëmbimit organi hetimor pretendon se sasia e lëndës është 260 kg.

Në veprimet e kryera në funksion të zbulimit të kësaj ngjarjeje dhe autorëve të saj, me 25 janar rezulton edhe marrja e vendimit nr 467 i Gjykatës së Tiranës në lidhje me ushtrimin e kontrollit në disa subjekte private, në tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, dhe disa hotele përfshi edhe Golden, pronë e familjes Hajri.

Lexo edhe :  Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në SHBA

Gjatë hetimeve ka rezultuar se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhë është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019-s makinën në Komisariatin nr 6 në Tiranë. Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambientet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit. Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga ‘Range Rover’ në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku.

Kalimi është bërë me urdhër të Elton Hajrit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata. Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga familjarët Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut. Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës. Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime aktive të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës”- thuhet ne vendimin e gjykatës”. nk.Fjala.al/

Të fundit

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy mjete janë...

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York. Departamenti i Policisë së...

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për sot

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që...

Lajme të tjera

Web TV