Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 13:00 ka filluar zyrtarisht ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

Shumica e shteteve kanë parakaluar në stadiumin Olimpik. Sigurisht që në fillim pati spektakël me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshëm, ndërsa ekipi grek parakaloi i pari, ashtu siç është tradita.

Radha i ka ardhur tani edhe ekipit të Kosovës, i cili ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinin xhudistja Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.
Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo) dhe Egzon Shala (mundje).

Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

https://streamable.com/jfkfsr

Lojërat Olimpike kanë kapluar të gjithë tashmë, pasi nga sot, 23 korrik e deri më 8 gusht në Tokio e Japonisë do të ketë spektakël. 205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.

Të fundit

Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet...

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së...

Ulen temperaturat/ Sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi – u zhvillua një nga...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Lajme të tjera

Web TV