Mini-stadiumet e “Shtëpisë së Futbollit” drejt përfundimit, punimet me ritme të shpejta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për përfundimin e kompleksit “Shtëpia e Futbolllit” vazhdojnë me ritme të shpejta dhe gjithçka po merr formë dita-ditës. Aktualisht fokusi është te kompletimi i mini-stadiumeve dhe duke parë ritmin e punës pritet që një prej tyre të jetë gati brenda pak muajsh.

Në një prej fushave thuajse është kryer procesi i përgatitjes së terrenit përmes drenazhimit dhe është gati për vendosjen e tapetit të ri. Të dyja mini-stadiumet do të ofrojnë kushte dinjitoze dhe moderne për të pritur stërvitje dhe ndeshje të ekipeve kombëtare, njësoj si stadiumet më të mira në vend.

Sakaq, ka përfunduar edhe pjesa e mbulimit të dy tribunave, që ofrojnë ambiente të bollshme për tifozët që do të ndjekin ndeshjet, por edhe për stafet e skuadrave.
Në ambientet e brendshme të tribunës multifunksionale, nga ku mund të ndiqen ndeshjet në të dyja fushat njëkohësisht, është projektuar të ngrihet një sallë e madhe fizioterapie në dispozicion të futbollistëve të të gjitha moshave si edhe palestër fitnesi për të pritur ekipet kombëtare të moshave. Këto ambiente do të jenë njësoj si ato të stadiumeve, me dhomat e zhveshjeve të skuadrave, dhomën e arbitrave, zyrtarëve, kontrollit anti-doping, etj.

Gjithashtu, janë montuar edhe kullat e ndriçimit për të dyja mini-stadiumet dhe tashmë ndriçimi është totalisht funksional. Vazhdon puna me ritme të larta edhe për kompletimin e dy fushave të tjera që do të jenë gati shumë shpejt.

“Shtëpia e Futbollit” është një nga investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe është konceptuar si një kompleks modern që do të ofrojë të gjithë infrastrukturën e duhur për ekipet kombëtare të Shqipërisë.

Në këtë kompleks është edhe selia e FSHF-së, një ndërtesë moderne që ka përfunduar prej më shumë se një viti dhe është tërësisht funksionale dhe e ka kthyer Federatën e Futbollit në një institucion model. “Shtëpia e Futbollit” është vetëm një prej investimeve kyçe të FSHF-së që ka projekte të rëndësishme për të ardhmen në drejtim të infrastrukturës sportive, që do ta zhvillojë ndjeshëm cilësinë e futbollit shqiptar.

Të fundit

David dhe Victoria Beckham urojnë Vitin e ri 2025 me një puthje

David dhe Victoria Beckham e kanë pritur vitin e ri me një puthje në Instagram. Ish-futbollisti i njohur ka...

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës

Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave të mençur iPhone në Kinë,...

“Parashikimet e Simpsons për vitin 2025″…

Shfaqja televizive Simpsons ka qenë prej kohësh e lidhur me parashikimin në dukje të disa prej lajmeve më të mëdha në botë, duke përfshirë...

Vuçiç provokon vendet fqinje, presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka nisur vitin 2025 me provokime drejtuar Kosovës, Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinës. “Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën:...

Reçeli i konkave te pishes, embëlsia kuruese per shëndetin.

Reçeli i pishës është special, i njëtrajtshëm, tejet aromatik dhe i shijshëm. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes. Reçeli i pishës konsiderohet...

Lajme të tjera

Web TV