Biznesmeni Elton Ilirjani: Shyqyr zotit nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Elton Ilirjani ka folur në emisionin “Zonë e Lirë” për look-un e tij dhe se si ka ndryshuar këto vite, duke theksuar se nuk e ka as dëshirë, as në plan të ndryshojë gjininë.

Duke shpjeguar edhe se si e sheh ai mentalitetin në Shqipëri, Ilirjani u shpreh i kënaqur që “nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë”.

Arian Çani: Ti ende nuk e ke ndryshuar gjininë? Ke ndryshuar look-un, nga çun je bërë gocë, por gjininë nuk e ke ndryshuar akoma?

Elton Ilirjani: Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi seksual të bën femër apo mashkull.

Arian Çani: Edhe të bën, Elton le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara se të ikje, kur të takova për herë të parë, totalisht, po them normat e dukjes, deri këtu ka ca gjëra bazike që i kuptoj, ti ke qenë totalisht mashkull, pa buzë të fryra, ishe normal, por tani je gocë. Gocë në look po them.

Elton Ilirjani: Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.

Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam në Amerikë. Meshkujt shqiptarë edhe kur shkojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Kam frikë që një transgjinor në Shqipëri bëhen të tillë se duan të kënaqin meshkujt. Kjo është gabim.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV