Nën efektin e alkoolit, pa patenta dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 12 persona dhe pezullohen 47 leje drejtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar masat e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respektojnë kodet e qarkullimit rrugor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur në pranga 12 persona, si dhe janë pezulluar 45 leje drejtimi.

Po ashtu, uniformat blu sqarojnë se janë vendosur dhe mijëra gjoba.

Sakaq, policia apelon “drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”.

Njoftimi i Policisë:

Milot-Morinë, me Njësinë e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradave dhe punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës.

Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot -Morinë, kontrolle intensive përgjatë 24/7, në të dyja kahet e lëvizjes së autostradës, duke monitoruar qarkullimin me radarë, dronë, kamera e patrulla të lëvizshme, e mbështetur tashmë edhe nga puonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës.

Përfaqësuesi i skuadrës së Policisë Rrugore të Kosovës që kryen shërbim në Shqipëri përgjatë sezonit turisik, Sokol Salihaj, apel për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga Kosova në Shqipëri:
“Të respektojnë shenjat e komunikacionit, të respektojnë policinë shqiptare, sepse gjithë këtë punë që bëjnë, e bëjnë për të mirën e tyre, për mirëqenien e tyre, që të jetë një qarkullim i mirë, pa pengesa dhe pa ndonjë aksident me fatalitete apo me pasoja më të rënda”.

Ndërkohë, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Lexo edhe :  Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1788 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se fluksi i mjeteve është i lartë për shkak se tashmë ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, apelon për drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV