Qeveria e re/ Rama me sytë nga të rinjtë, ministrat aktual të pasigurtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatori i “zjarrtë” i politikës në të dyja kahët. Si pritet të kompozohet kabineti Rama 3 dhe suprizat që do të ndodhin. A do të mbajë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kryeministri Edi Rama, apo kabineti do njohë emra tërësisht të rinj, pa “stash” në parti? Flasin për gazetrën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Frrok Çupi dhe Plator Nesturi.

Nga Fernada Cenko

Ndërsa salla e hartave në kryeministri ishte optimale në klimë, shumë ministra gati po shpërthenin nga djersët e sikletit. Përballë kishin kryeministrin Edi Rama që i kritikoi publikisht, se në rreth 70 për qind të tenderave të zhvilluara në ministri, kishin shkelje. Me “rregull treshi”, i bie që 70 për qind e kabinetit aktual ta konsideroje veten të shkarkuar në shtator kur pritet të ngrihet qeveria e re, por politika nuk është shkencë ekzakte. Në tetë vite qeverisje, Rama ka ditur të surprizojë me emra ministrash që edhe në ëndërr nuk do e mendonin se një ditë do merrnin postin e lartë ekzekutiv. Disa janë harruar, të tjerë mbesin protagonistë, duke shpresuar se shefi i tyre do të shoshisë mirë performanvën e secilit. Por Rama nuk ka më kohë, shenjat i ka dhënë se po tenton të shkëputet edhe nga e “kaluara” e tij, paçka se ajo e kaluar i doli për mbarë, duke i dhënë për të tretën herë mandatin qeverisës. Ndoshta kohët nuk janë si më parë. Në SPAK ndodhen disa dosje nga ministri të ndryshme që mbesin nën hetim dhe akush nuk mund të verë bast se “do mbyllen” ende pa u hapur… Vetë Rama nuk do të donte kurrë që një ministër aktual, apo të mëprshëm nga kabineti i parë ta riafirmonte në qeverinë e re dhe pas disa muajsh t’i shpërthente ndonjë dosje e dyshuar për afera korruptive. Më së pari kjo do të vinte në vështirësi Ramën për përzgjedhjen ku pavarësisht se përgjegjësia ligjore është individuale, ka edhe përgjegjësi morale dhe kjo përgjegjësi anon nga Rama. Në lidhje me administratën e lartë publike kreu i qeverisë e ka më të thjeshtë t’i vendosë lapsin e kuq secilit, pa u menduar gjatë për ti zëvendësuar me të rinj, qofshin ata edhe të ardhur nga një platformë. Kjo nuk mund të ndodhë me ministrat të cilët janë ekskluzivitet i tij. Supriza do të ketë dhe kjo nuk është më “surprizë” pasi Rama e ka treguar se edhe atëherë kur shumë prisnin të konfirmoheheshin disa emra, vetëm ata nuk gjendeshin gjëkundi. Mbi kabinetin e mundshëm qeveritar dhe lëvizjet e Ramës në shtator komentuan për gazetrën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Frrok Çupi dhe Plator Nesturi.

Të fundit

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Lajme të tjera

Web TV