Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po Berisha?! Basha refuzon të flasë: Nuk bëj asnjë koment!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon të komentojë vendimin e Partisë që ai drejton për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një konferencë për gazetarët, ai është pyetur për rastin Tom Doshi dhe rastin Sali Berisha, të dy “non grata” në Amerikë.

Gazetarja i ka thënë se para zgjedhjeve, ai ka këkruar që Tom Doshi të largohej nga politika sepse ishte shpallur “non grata” në SHBA. Në fakt kështu ndodhi, Tom Doshi u tërhoq. Lulzim Bashës iu kërkua të bënte dhe një koment për Sali Berishën, duke qenë se është në të njëjtën pozitë në të cilën ishte dikur Doshi.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”

Kreu i PD refuzoi të përgjigjej për këtë pyetje. “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin. Ne detyruam mazhorancën në vitin 2014 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, duke futur deputetë me rekorde kriminale në Parlament, kryebashkiakë dhe drejtues të lartë politikë. Beteja jonë për dekriminalizimin do vazhdojë me të gjithë fuqinë”, tha Basha.

“Kërkuat që Tom Doshi të largohej nga politika se ishte “non grata”, po për ish-kryeministrin Sali Berisha, do mbani të njëjtin qëndrim?”, instistoi për herë të dytë gazetarja.

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, jashtë këtij raporti. Çdo shmangje nga raporti, nuk i shërben interesit publik.

Të fundit

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i...

Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja

Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump, kryesisht Departamenti i drejtuar...

FOTO/ Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Kjo është  Ryyan Aluan, palestinezja e cila u vra me thikë në Tiranë. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim dhe se këtë...

365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi shtyrjen për herë të dytë të tenderit për dhënien me koncesion për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre. Tenderi për...

Dhuna ndaj punonjësit të ‘Ilirian Guard’, policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit

Lidhur me rrahjen të një punonjësi të 'Ilirian Guard', me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më datë 25 shkurt, policia ka...

Lajme të tjera

Web TV