Super armët naziste që mund të kishin ndryshuar Luftën e Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinierët e Rajhut të tretë ishin aq gjenialë saqë projektet e tyre mund të kishin revolucionuar luftën.

Shpesh thuhet se nëse inxhinierët nazistë do të kishin një vit më shumë për të zhvilluar projektet e tyre të armëve, gjermanët do të kishin mposhtur cilindo kundërshtar në Luftën e Dytë Botërore. Dhe jo vetëm për avionët bombardues, UFO-t ‘zile’ ose raketat V2, por për armë që janë ende të paimagjinueshme dhe në ditët e sotme. Megjithatë, as sovjetikët dhe as aleatët nuk do të qëndronin këmbëkryq, madje as Adolf Hitler, i cili donte të ishte pjesë e çdo projekti të mundshëm. Diktatori nacional-socialist kërkoi modifikimet më absurd që krijuan projektet më monstruoze në histori dhe që shkatërruan arkën e Rajhut të tretë. Nga tanqet 11 metra të lartë që peshonin 1000 tonë, deri në topa që gjuanin tinguj dhe rreze dielli, idetë e inxhinierëve të Hitlerit i tejkalonin filmat fantastiko-shkencorë.

Më poshtë mund të shihni koleksionin e super armëve nga Gjermania naziste që nuk u përfshinë kurrë në dyluftime dhe që mund ta kishin kthyer luftën nëse projektuesit e tyre do kishin pasur më shumë kohë dhe më pak presion. Në një artikull të ABC, janë zgjedhur disa prej tyre, por realiteti qëndron se ka aq shumë saqë duhet të shkruhet një libër në lidhje me to. Ja disa prej tyre:

“Topat e erës, zërit dhe diellit”

Duket se Hitleri kishte vënë bast mbi luftën ekologjike shumë kohë më parë se të bëhej i vetëdijshëm për ndryshimet klimatike. Kjo gjë demonstrohet nga projekti i topit të erës që mund të lëshonte një rrjedhë pulsante të ajrit të kompresuar që mund të asgjësonte trupat e armikut brenda një rrezeje prej 100 metrash. Për këtë ai kishte nevojë për një përzierje shpërthyese të oksigjenit dhe hidrogjenit. “Pas një shpërthimi të frikshëm, ai lëshoi një predhë “të erës”, një lloj goditjeje e ajrit dhe avullit të ujit që kishte një efekt të ngjashëm me atë të një granate”, përshkruhet në artikull. Pasi u demonstrua se ishte në gjendje të shkatërronte forca të blinduara mbi 150 metra larg, u instalua në një urë mbi lumen Elba, por nuk u vu kurrë në përdorim gjatë luftës.

Lexo edhe :  21 Janar 1924/ Ndahet nga jeta Vladimir Lenin udhëheqësi bolshevik i Bashkimit Sovjetik

Topi zanor ose “schallkanone” siç e quanin ata, kishte si qëllim të vriste këdo qe vinte brenda një distance prej 250 metrash. Për të arritur këtë, Dr. Richard Wallauschek, projektuesi i tij, zgjodhi të vendosë dy reflektorë parabolikë të lidhur me tuba që lëshonin dridhje zanore të shkaktuara nga shpërthimi i një përzierjeje oksigjeni dhe metani. Vala e goditjes ishte aq e fortë sa mund të vriste ose të shkaktonte dhimbje të forta, të ngjashme me torturat e tmerrshme, për këdo që i ekspozohej asaj. Për shkak të natyrës komplekse të sistemit, kjo nuk u përdor kurrë.

Topi diellor ose ndryshe “çekiç i Thor” kishte për qëllim eliminimin e avionëve armiq me rrezet e nxehtësisë të marra duke përqendruar rrezet e diellit me një reflector të madh. U bë një prototip, i cili sipas thashethemeve u zhduk kur amerikanët arritën të hyjnë në Gjermani dhe të marrin material të klasifikuara ushtarake në disa baza të Rajhut të tretë.

“Furtuna kundërajrore”

E ngjashme me armët e mëparshme, por me veçantinë që funksionoi si një mortajë që lëshoi një predhë qymyri dhe eksplozivi të pluhurosur në lartësi të madhe. Shpërthimi krijoi një vorbull të ajrit dhe karbonit aq të fuqishëm sa për të kapur aeroplanët e armikut. Kjo kishte mjaftueshëm fuqi sa për të thyer krahët dhe strukturën e një aeroplani. Diapazoni i armës u vlerësua rreth 150 metra. Realiteti është se në fund rezultoi një dështim.

“Bomba e ftohtë”

Imagjinoni të sillni ferrin e Siberisë në çdo fushëbetejë në vetëm pak sekonda. Me këtë ide, bomba endotermike u shfaq si një zgjidhje ideale për t’i dhënë fund rezistencës në zonat ku ishte shumë e vështirë për të krijuar një dyluftim me distancë të afërt. “Këto ishin eksplozivë që lëshoheshin nga aeroplanët me një rreze të madhe veprimi dhe me kapacitet që kur shpërthenin, të krijonin një zonë aq të ftohtë sa të ngrinte përkohësisht çdo formë të jetës brenda një rrezeje prej një kilometric”, shpjegohet në artikull.

Të fundit

Berisha: Asnjë vend tjetër nuk përfiton më shumë nga dekretet e Trump se Shqipëria

Një takimin me të deleguarit e qarkut të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh dje se,...

Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri

Nga Mero Baze Letra e Sali Berishës dërguar në Facebook presidentit Donald Trump nuk vlen as për Trumpin dhe as për Berishën, pasi Trumpi as që...

“Zoi ishte surprizë”/Arbana Osmani tregon për herë të parë se si vajza “ia prishi planet”

Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë për të ardhmen e afërt,...

24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën...

Aleks Soros poston fotografitë me Edi Ramën në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish më kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, këtë herë në Davos të Zvicrës, ku...

Lajme të tjera

Web TV