Mbyllet regjimi 41 bis, por mbetet akti/ Nga Shullazi te Balla, kush janë të burgosurit që paraqesin rrezikshmëri të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjimi i ashpër 41 bis do vazhdojë të qëndrojë aktiv edhe për një vit për katër nga shtatë personat që mbaheshin në të.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se do vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për shkak se paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, paçka se mbahen në burg, Emiljano Shullazi, Endri Qyqa, Ardion Aliko dhe Genci Balla.

Ndërsa janë liruar nga regjimi i ashpër tre persona që dyshohet se janë pjesë e grupit të Shullazit: Gilmando Dani, Endri Xela dhe Blerim Shullazi.

Anila Hoxha: Përfundon hyrja në fuqi e regjimit ’41 bis’ për 7 persona që janë mbajtur në këtë regjim të ashpër.

Pas kërkesës së SPAK, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar edhe zgjatjen për një vit në këtë regjim të ashpër për 4 të dyshuar, ndërsa për 3 të tjerët është marrë vendimi të kalojnë në paraburgim ose burgim, varet sipas vendimeve që janë dhënë për ta.  

Të dënuarit që do vazhdojnë të qëndrojnë në regjimin e ashpër 41 bis janë: Emiljano Shullazi, i dënuar me 14 vite, Endri Qyqa, Ardion Aliko dhe Genci Balla.

Bie regjimi për tre të tjerët, që dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të Shullazi: Gilmando Dani, Endri Xela dhe Blerim Shullazi. Nuk ka asnjë kërkesë tjetër pranë SPAK që të shqyrtohet dhe më tej t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë./Top Channel

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV