Rrëfimi i Leonardo DiCaprios për karrierën e tij, ja kush fshihet pas aktorit të suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leonardo DiCaprio i konsideron prindërit e tij, George dhe Irmelin, çelësin e suksesit të tij duke theksuar se stili i jetës së tyre jokonvencionale ndikoi në formimin e personalitetit dhe karrierës së tij.

Aktori hollivudian është jashtëzakonisht i afërt me të dy prindërit Irmelin Indenbirken dhe George DiCaprio. Nëna e tij shpesh herë e shoqëron në ngjarje të ndryshme dhe ceremoni çmimesh. Megjithatë, babai i tij luajti rolin më të rëndësishëm kur erdhi puna te zgjedhja e profesionit të djalit të tij.

George ishte një artist dhe shpërndarës i librave komikë. Ndërsa nëna e tij është aktore dhe producente gjermane.

Edhe pse ajo dhe George u divorcuan kur aktori ishte vetëm një vjeç, Leo ka treguar se të dy prindërit e rritën atë në një mjedis që mund të konsiderohet “farefisnor”.

 

Jo vetëm që babai i dha këshilla, besim dhe mbështetje në karrierën e tij, por që në moshë të re, ai e ekspozoi ndaj një game të gjerë njerëzish dhe mënyrave të jetesës.

DiCaprio u rrit në një mjedis të pazakontë me prindërit e tij të cilët dikur i përshkroi si “bohem në çdo kuptim të fjalës”.

“Në rininë time, isha i ekspozuar ndaj subkulturës më të egër të hipit, së bashku me komikët Fabulous Freak Brothers, Zap dhe Ëeirdo”, ka rrëfyer Leonardo për USA Ëeekend në vitin 2010.

George gjithashtu e merrte djalin në koncerte të muzikës rok që është edhe ndër kujtimet më të hershme të fëmijërisë së aktorit.

Kur DiCaprio ishte 20 vjeç, ai u bë mjaft i famshëm jo vetëm për rolet e shumta në shfaqjet televizive, por edhe për rolet e tij në filmin “Ëhat’s Eating Gilbert Grape” dhe “The Basketball Diaries”.

Lexo edhe :  Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Pjesë e suksesit të Leonardos ka qenë gjithmonë zgjedhja e skenarëve që e sfiduan atë si aktor ose kishin një histori bindëse, kundrejt filmave komercialë.

Babai ishte zakonisht ai që lexonte skenarët për djalin e tij, duke vendosur se cilët do të ndiqte. Babai gjithashtu formoi pikëpamjen e përgjithshme të djalit të tij për botën.

“Ne mendojmë se ai është në fakt një jashtëtokësor, i lidhur në një mënyrë tjetër nga ne. Diçka po ndodh brenda tij që ne nuk e kuptojmë”, ka theksuar George për djalin e tij.

Në janar të viti 2016, Leo i tha The Telegraph se ishte “plotësisht borxhli ndaj prindërve të tij në çdo mënyrë” dhe më parë i kishte zbuluar për Access Hollyëood se “nuk do të kishte bërë asgjë nga këto nëse nuk do të ishin prindërit e tij”.

Një falënderim i veçantë për nënën, për të cilën DiCaprio ka thënë: “Ajo e mbështeti këtë fëmijë të vogël, i cili në moshën 12 vjeçare tha: ‘Unë dua të bëhem aktor’, gjë që është qesharake, dhe ajo më çoi në të gjitha ato audicione, ajo është arsyeja e vetme që unë mund të punoj atë që bëj”.

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV