Spanja ishte ekipi i parë që avancoi në gjysmëfinalen e Olimpiadës së Tokyos në futboll. Iberikët kaluan me shumë vështirësi madje, vetëm pak sekonda nga fundi i ndeshjes ishin të eliminuar, por dhe me fat arritën të përmbysnin situatën dhe në fund fituan 5-2 ndaj Bregut të Fildishtë, në 120 minuta lojë.
Heroi i takimit ishte Rafa Mir i cili me një tripletë i dha fitoren Spanjës.
Ndërkohë edhe Brazili avancoi në gjysmëfinale dhe nuk e pati të lehtë ndaj surprizës së Lojërave, Egjiptit duke fituar minimalisht 1-0.
Matheus Cunha ishte autori i golit deçiziv, teksa Seleçao e dominoi ndeshjen me lojë dhe me raste e nuk arriti ta mbyllte ndeshjen dot më parë.
Gjysmëfinalistja tjetër është Japonia e cila ishte favorite për të mundur Zelandën e Re, por vetëm me penallti pasi 120 minuta lojë përfunduan 0-0.