“Sfidë ngelet Karaburuni”/ Ministri Peleshi publikon pamjet nga terreni: Janë vënë në kontroll situatat serioze të zjarrit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën problematike të krijuar gjatë ditëve të fundit nga zjarret në vend.

Ministri i Mbrojtjes thotë se zonat me situata serioze të zjarrit janë vënë tanimë nën kontroll, por shton se sfidë për autoritetet mbetet aktualisht Karaburuni.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

Më herët sot një helikopter i Forcave të Armatosura mbërriti në Karaburun për të luftuar flakët që janë ende aktive.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV