Lukashenko tenton rrëmbimin e atletes në Olimpiadën e Tokios, ndërhyn policia japoneze  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skandal ka ndodhur sot në Tokio, gjatë lojërave Olimpike, pasi është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksander Lukashenko. Atletja bjelloruse c, ka qenë protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.

Sprinterja është dërguar sot në aeroportin e Tokios nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion e kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko. Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.

Policia japoneze arrit ta bllokonte udhëtimin e saj dhe ajo është aktualisht nën mbikëqyrjen e vendit organizator, teksa ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Bjellorusi.

Tsimanouskaja duhej të garonte të hënën në 20 metra si dhe në stafetën 4×400 metra të enjten. Por Komiteti Olimpik Bjellorus i komunikoi që të bëhet gati për kthimin në shtëpi. 24-vjeçarja ishte ankuar në rrjetet sociale se po detyrohej të garonte në disiplina për të cilat nuk ishte stërvitur, pasi shumë atletë bjellorusë nuk kalonin kontrollin antidoping.

Komiteti Olimpik deklaroi se doktorët e kishin vendosur kthimin e saj në shtëpi për shkak të “gjendjes psikologjike”. Shpesh, kritikat ndaj Lukashenkos dhe regjimit të tij cilësohen si “çrregullime mendore” në Bjellorusi dhe fatkeqët që guxojnë të flasin përfundojnë pas hekurave. Për fatin e mirë të Tsimanouskaja, e ardhmja e saj nuk do të jetë ashtu.

 

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV