Policia zbulon 400 rrënjë kanabis në pyllin e Gramshit, në pranga inspektori i pyjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në  Gramsh. Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshin në pyje të zonës së Gramshit. Përkatësisht kanabisi gjetur në fshatin Vidham dhe Lemnush.

Si pasojë e kapjes së lëndës narkotike, mësohet se ka rënën në pranga Inspektor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Gramshit, i cili është identifikuar si Atnand Zaim, 52 vjeç. Ndaj inspektorit rëndon akuza për veprën penale  “Shpërdorim detyre”.

Ndërkaq janë vënë nën hetim 2 kryepleqtë, Ardit Braçi, kryeplak i fshatit Vidhan dhe Bedri Jonuzaj, kryeplak i fshatit Lemnush. Të dy kryepleqtë janë akuzuar për shpërdorim detyre.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

 

Të fundit

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit,...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër...

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i...

Lajme të tjera

Web TV