Hidhet shorti i Champions League, ja çiftet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidhet shorti i fazës “play-off” të Champions League. Dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Kampionëve të Hungarisë, do t’iu duhet të eliminojnë Slavia Pragën në raundin e tretë, teksa në rast të një kualifikimi të mundshëm, do të përballen me fituesin e çiftit Cluj-Young Boys.

Ndërkohë Legia Varshavë, ku aktivizohet Ernest Muçi, në raundin e tretë do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekipi që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.

Vlen të theksohet se Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminoi kampionët e Teutës, ndërkohë që ekziston mundësia që Ernest Muçi të përballet sërish me serbët e Crvena Zvezdës, të cilët i vuri jo pak në vështirësi, dy sezone më parë, kur ishte pjesë e Tiranës.

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve, për t’u bashkuar me 26 skuadrat. Të gjitha skuadrat humbëse kalojnë në fazën e grupeve të Europa League.

Të fundit

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat mbi...

Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po...

Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Ervin Salianji, gjatë kohës që ka qenë në burg, ka mbjellë flokët dhe ka rregulluar dhe hundën. Këto operacione kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, pasi...

Lajme të tjera

Web TV