Nuk ndalen flakët në Dukat e Karaburun, rrezikohen banesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë e pamundur që ditën e djeshme të vihen në kontroll vatrat e rrezikshme të zjarrit në Vlorë ku flakët vijojnë të përpijnë pa mëshirë gjithçka gjejnë përpara prej më shumë se 10 ditësh. 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur prej 2 ditësh në qiellin e Vlorës që të “mbërthejë” flakët, kësisoj në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile është marrë vendimi që ditën e sotme të dalin për të shuar flakët tre helikopterë. Duke qenë se ministria e Mbrojtjes ka vetëm 1 helikopter në dispozicion pasi një tjetër është në remont ajo është detyruar që të marrë edhe 2 helikopterë privatë.

Në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun, situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.

 

Gjatë gjithë natës gjashtë punonjës së zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontrroll zjarret së bashku me banorët e zonës, të cilët kanë qenë në gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre në fshatin Dukat i Ri. Ndërkohë në këto momente zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogarasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën. Në afërsi të zjarrit për fikjen e tij helikopterët do dërgojnë ushtarë të cilët nuk do ikin me këmbë për orë te tëra. Si duket flakët nuk kanë të ndalur në këto ditë vere, pasi një tjetër vatër zjarri është konstatuar edhe në Himarë, ku dhe aty rrezikohen banesa.

Ndërkaq Peleshi tha ka nisur përpjekjet për të marrë ndihmë nga vendet fqinje, megjithëse një gjë e tillë shihet pak e vështirë duke qenë se disa prej tyre janë në situata të ngjashme me ne të krijuara si pasojë e flakëve.

Lexo edhe :  Lorenc Shehu emërohet drejtor i Policisë Rrugore në Tiranë

 

Të fundit

Deklarimi i pasurisë nga politikanët:Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë....

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për ndeshjen me Tottenham

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit. Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të...

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë...

Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo tregon një ditë të Sali Berishës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e ftuar në “Of the Record” ku foli në lidhje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV