Një nismë në interes të kryeqytetasve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Një nismë e fundit e Bashkisë së Tiranës na kthen vëmendjen jo mbi temat e rënda e plot plot përplasje të botës së politikës, por për çështje më të thjeshta që gjithësesi ndikojnë direkt në jetën e përditshme të qytetarëve.  Fjala është për projektin e saponisur që sjell një frymëmarrje të re në sistemin parashkollor dhe që shton në mënyrë të ndjeshme mundësitë për femijët të moshave për çerdhe dhe kopshte. Në një qytet si Tirana që zmadhohet dita ditës, pavarësisht shtimit të numrit të shkollave e kopshteve në këto vite, jemi realistë se kur vjen koha e shtatorit për sisteminin e fëmijeve, për prindërit ka shumë kokëçarje për të siguruar vendet në kopshte e çerdhe. Madje dhe ndërhyrje. Me inisiativën e re të Bashkisë së Tiranës, ky fenomen jo vetëm zbutet ndjeshëm por jep një zgjidhje më optimale për vetë prindërit ndërsa fëmijët e tyre mund të sistemohen pranë qendrës së punës ku janë të punësuar. Këshilli Bashkiak miratoi para dy ditësh marrëveshjen e parë me një kompani private në kuadër të nismës “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, referuar praktikave më të suksesshme perëndimore. Dhe ky projekt pilot synon së pari lidhjen e kontratave të ngjashme fillimisht me kompanitë e mëdha të bisnesit në Tiranë dhe do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të jetë një model alternativ i shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve. E gjithë kjo do të sjellë një shfryrje të trysnisë në një qytet gjithmonë në rritje dhe kështu mund të ketë një rishpërndarje më efikase e më në interes të qytetarit për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik. Sipas projektit, këto ambiente do të jenë nën menaxhimin e Bashkisë së Tiranës që me përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të çerdheve dhe kopshteve pranë vendit të punës. Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin dhe çdo shpenzim tjetër operacional, nëpërmjet një kontrate të detajuar me Bashkinë Tiranë, që nga ndërtimi dhe pajisja e godinës, deri te pagesat për ushqimin e fëmijëve dhe pagat e punonjësve të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV