I gjenden në banesë automatik e municion luftarak, në pranga  poseduesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një person pasi është kapur në banesë me armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

FOTOLAJM/ Fero i jep fund beqarisë, reperi celebrohet me partneren misterioze

Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja...

Fitojnë kristiandemokratët, Nazarko: Shenjë e mirë dhe për Europën

Konservatorët e Friedrich Merz-it fituan zgjedhjet në Gjermani, shumë përpara partive rivale, por më pak se 30% e votave që prisnin. Fituesi tjetër ishte...

Ish kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshohet se po heton Roshin lidhur me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit për disa parregullsi të gjetura...

3 vite luftë në Ukrainë, BE miraton një tjetër paketë me sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Europian miratoi një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Kaja Kallas e cila tha...

Pritet të marrë postin kryesor të Gjermanisë, ja kush është kancelari i ri Friedrich Merz

Friedrich Merz, në rrugën për t’u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore pas zgjedhjeve të së dielës në këtë...

Lajme të tjera

Web TV