KPA shkarkon prokurorin Besim Hajdarmataj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj.  KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve  dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasivitet në hetimin e ccështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje,  pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenënim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga arsyet e argumentuara nga trupi gjykues.

Sa i përket pasurisë pasurisë Kolegji vendosi se ka mungesë burime financiare të ligjshme. Kolegji konstatoi se shumica monetare si një pasuri gjendje cash kalon limitimin 1.5 milionë për tu mbajtur si e tillë.

Minimalisht mangësi të theksuara të njohjes së ligjit për zbardhje të ngjarjeve dhe vënien para drejtësisë të të akuzuarve. Mangësitë janë serioze.

Kolegji vlerëson se subjekti ka defekte serioze në drejtim të cilësive në përputhje me statusin e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë.

Kolegji konstatoi se në një procedim penal Hajdarmataj ka vendosur shpalljen e moskompetencës duke shmangur nga vlerësimi disiplinor prokuroren e çështjes. Edhe këtu janë konstatuar shkelje.

Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, kur u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

Ndërkohë që për integritetin dhe formimin profesional Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Të gjithë këto shkelje sipas tij bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt. Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 30 Gusht 2025

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të vettingut, pa asnjë kontestim, në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Mirëpo, pavarësisht rezultateve në KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i rekomandoi Institucionit të Komisionerit Publik, ankimin. Brenda afatit ligjor IKP ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke konkluduar se konfirmimi i Hajramatajt është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për kontroll edhe në apel.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

 

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV