Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në Fushë-Arrëz rrezikohen zonat e banuara, në operacione janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri. Në Fushë-Arrëz tashmë situata duket më kritike pasi zjarri rrezikon zonat e banuara.

Nga ana tjetër në gjithë operacionet janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA teksa puna vijon si nga toka dhe ajri.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Situata e zjarreve në vend

Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.

Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka.

Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.

Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri.

Të fundit

“Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer. “Ky person i shkarkuar në...

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe Shqipëria si një histori suksesi. Sipas...

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës,...

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe...

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të...

Lajme të tjera

Web TV