Zyrtarizimi/ Louis van Gaal, trajner i Holandës për herë të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Louis van Gaal për herë të tretë në krye të përfaqësueses holandeze të futbollit. Federata holandeze e futbollit ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin 69-vjeçar për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në vitin 2022.

Federata Holandeze, prej më shumë se një muaji, ishte vënë në kërkim të një trajneri për kombëtaren pas dorëheqjes së Frank de Boer, nën udhëheqjen e të cilit Holanda nuk arriti objektivin në Evropian, ku u eliminua nga Republika Çeke (2-0) në fazën e 1/8-ave.

Van Gaal ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë emërim, duke u shprehur: “Futbolli holandez ka qenë gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja e kombëtares është, sipas meje, një pozicion kyç për përparimin e mëtejshëm të futbollit tonë. E konsideroj nder të stërvit ekipin kombëtar holandez. Ka pak kohë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, të cilat janë menjëherë vendimtare për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Prandaj, fokusi është menjëherë 100 për qind te lojtarët dhe qasja taktike. Në fund të fundit, unë u emërova për këtë. Deri tani kam folur tashmë me një numër lojtarësh dhe stafi teknik është vënë në dispozicion së bashku me Federatën. Mezi pres ta nisim punën së bashku”.

“Tulipanët” me de Boer në stol nuk i kanë nisur mirë as eliminatoret e Botërorit, pasi në sfidën e parë u mposhtën 4-2 nga Turqia. Një tjetër disfatë e mundshme ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e radhës në shtator, do ta vinte në dyshim serioz kualifikimin në eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në vendin aziatik.

Van Gaal e ka udhëhequr Holandën edhe dy here të tjera. Vlen të kujtohet sidomos përvoja e dytë e tij, pasi i çoi “Tulipanët” deri në gjysmëfinale të Botërorit 2014 (u renditën të tretët).

Lexo edhe :  Formula 1/ Publikohen pagat e pilotëve për sezonin 2025, “Mbretëron” sërish Verstappen

Në janar të vitit 2017, pas përfundimit të përvojës në krye të Manchester United, van Gaal, i cili në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të tjera të mëdha si Ajax, Barcelona dhe Bayern deklaroi se tërhiqej nga trajningu, por mundësia për të kontribuar për kombëtaren e ka tunduar që të veshë sërish tutat e trajnerit. /supersport.al

 

 

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV