Shansi i tretë i të djathtës natyrore shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zeno Jahaj

 

Nuk është se Shqipëria shquhet për një të djathtë klasike. Ashtu sikurse nuk shquhet as për një të majtë klasike. Të dyja kanë qenë deviacione, në koncept dhe në praktikë. Të dyja kanë përjashtuar, madje edhe kanë vrarë njera tjetrën. Domethënë shumë larg konceptit dhe praktikës së shëndetëshme demokratike, ku opozita është pasuri kombëtare dhe, si gjykatëse e pozitës, inspiron njëherësh frikë dhe respekt.

Sidoqoftë, e kemi patur një të djathtë natyrore. Dhe besoj se e kemi e duhet ta kemi.

E djathta natyrore shqiptare, ajo e rrënjës, e pati një shans në Luftën e Dytë Botërore: të orientohej në krahun e duhur dhe të kontribuonte efektivisht e proporcionalisht në luftën për çlirim, duke faktorizuar kësisoj veten dhe, njëherësh, Shqipërinë. E kësisoj, duke baraspeshuar të nesërmen e vet dhe të Shqipërisë.

Por e djathta e atëhershme shqiptare, edhe pse ishte gjëndur në vendin e kohën e duhur në momentet vendimtare kombëtare, përkundrazi, në atë luftë, dalëngadalë u prir për nga alternativat humbëse, duke pakësuar gjithnjë e më shumë qëndresën, duke u dyzuar në pritmëri, duke u hallkatur midis interesave gjeopolitike të momentit dhe aleancave natyrore strategjike, ose duke u tunduar nga ofertat perverse të pushtuesve nazi-fashistë.

Me një kosto të rëndë për të, sepse u atrofizua në dy breza njerëzorë, fizikisht dhe në ide. Dhe me një kosto po aq të rëndë edhe për Shqipërinë e cila, në dy breza njerëzorë, kultivoi sistemin e dikaturës së një partie të vetme. Vetë e djathta humbi si institucion dhe si kulturë.

Shansi i dytë erdhi menjëherë pas Luftës së Ftohtë.

E djathta natyrore, ajo e rrënjës dhe ajo e ndriçuar si e tillë, nuk doli dot nga pirgu i rrënojave që i kish rënë sipër, nuk diti të përfitojë dot nga momenti i shëmbjes së sistemit komunist. Nuk ditën, nuk patën guxim ose ishin atrofizuar familjet fisnike që i patën kontribuar fisnikërisht e bujarisht Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Po ashtu edhe pasardhësit e tyre.

Nuk patën guxim ose iu ishte atrofizuar guximi ish të burgosurve politikë dhe disidentëve, të cilët pranuan të kënaqeshin me lëmoshat e partive artificialisht të djathta politike e të viheshin në rresht nga funksionarë të këtyre partive që kishin qenë po ashtu funksionarë edhe të partisë së vetme në pushtet. Apo nga ish të dënuar ordinerë, të cilët veshën petkun e të dënuarve politikë.

Lexo edhe :  Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nuk guxuan pronarët e rrënjës, të cilët pranuan ligjet e pushtimit feudal mbi tokën dhe nuk sakrifikuan për të ligjëruar pronësinë e shenjtë mbi tokën.

Nuk ditën as studentët dhe as profesorati i arsimit të lartë, të cilët frymëzuan edhe lirinë edhe demokracinë. Ishin më të ndriçuarit pikërisht për shkak të arsimimit universitar, kishin ecur më përpara se koha, duke prekur lirinë dhe duke kuptuar demokracinë më shpejt se të tjerët. Por, të dehur nga liria që iu kishin mundësuar auditoret, edhe këta, më të ndriçuarit në kulturë demokratike, çuditërisht e lanë veten të nëpërkëmbeshin nga militantët e shkollave të natës.

E djathta natyrore, ajo e rrënjës dhe ajo e ndriçuar si e tillë përmes lirisë që të kultivon arsimimi, e ka tani një shans të tretë për të mos u shkishëruar përfundimisht si e djathtë.

Pikërisht tani, kur pas një brezi njerëzor, partive artificialisht të djathta, të krijuara sipas platformave të departamenteve politike e të shërbimeve të ish partive komuniste Lindore, u doli kallaji i misionit të vërtetë për të cilin u krijuan: mbajtja nën këmbë e të djathtës natyrore.

E djathta natyrore, ajo e rrënjës dhe ajo e ndriçuar si e tillë, e ka tani një shans për t’i thirrur besimit të saj, nëse ka një besim të tillë dhe vlerave e kapaciteteve të saj, nëse zotëron vlera e kapacitetet të tilla. Një shans për t’i bërë shërbimin e munguar Shqipërisë: të rikrijojë dhe ta jetësojë gjysmëtrupin e djathtë politik të vendit. Domethënë, të formësojë institucionin e vetëm politik, të cilit zgjedhësit i japin pushtet për të mbajtur nën kontroll pushtetin dhe pastaj, për t’i besuar shtetin.

Do të ishte fatale për vetë të djathtën natyrore shqiptare, atë të rrënjës dhe atë të ndriçuar si e tillë, nëse edhe në këtë shans të tretë, orientohen nga aletrnativa humbëse gjeopolitike e politike.

 

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV