Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e mirë: Largohet rreziku nga parku Kombëtar i Llogarasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i mirë është se sipas informacioneve zyrtare Llogaraja nuk është më e rrezikuar. Vatra të reja ndërkohë janë shfaqur në Leshnjë të Korçës, Qafën e Tërkuzit në Mal të Zi afër kufirit me Shqipërinë në Shetaj të Durrësit, Guri i Nikës në Pogradec dhe Fanjë të Prrenjasit.

Ndërkohë në Qafën e Kumbullës, Krushovë të Voskopojës, Corrush të Mallakastrës, Bogë të Shkodrës, Parkun e Tomorit në Berat dhe në Lukan të Dibrës zjarret ose janë shuar plotësisht ose janë drejt shuarjes.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

 

Situata e zjarreve në vend

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit.
Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.

Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova.
Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.
Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre.
Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha.
Një vatër zjarri është raportuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit tonë, e cila po ndiqet me vëmendje.
Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura.
Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kNontroll. U shua totalisht vatra e zjarrit në fshatin Lukan në Dibër.
Në fshatin Hajdaraj, në Kavajë u raportua një zjarr në shkurre, i cili nga era mori përmasa të menjëhershme, duke rrezikuar banesat që ndodheshin në fshat. Por u sigurua në kohë evakuimi i banorëve dhe situata është nën kontroll.
Në ndjekje është edhe një vatër zjarri e raportuar në një zonë me pemë dushku, në fshatin Fanjë, në bashkinë Prrenjas, e cila ndodhet në terren të vështirë.

Të fundit

Vinte baste me celular, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Tiranë Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet një aparat celular . Specialistët e Seksionit për...

Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet në Durrës anija me flamurin e Tanzanisë

Një anije me flamur të Tanzanisë është vënë nën akuzë për kontrabandë nafte në Durrës. Këtë fundjavë policia e Durrësit po heton dhe kryen veprime...

Seuli konfirmon: Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut

Koreja e Jugut ka konfirmuar të dielën se Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Fluks në spitalin e Durrësit, më shumë se 400 persona në ditë paraqiten në urgjencë

Mbi 400 persona, mes të cilëve të rritur dhe fëmijë, paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë së Durrësit për...

Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ Të drejtën e votës e kanë 2 milionë shtetas

Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit. Kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi edhe një mandat të dytë siç...

Lajme të tjera

Web TV