Skema e “grabitjes” me taksat, Tabaku: Paguam 2 miliardë euro më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e taksave u ka lanë për konsum e kurime 2 miliardë euro më pak shqiptarëve gjatë vitit 2019. Shifra u bë publike nga ish-anëtarja e komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku. Në një dalje për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Tabaku deklaroi se “Konsumi në nivelet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e munguara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset. Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP”.

Sipas saj me një rritje ekonomike të dobët me një borxh të lartë dhe rreziqe të larta të PPP-së Shqipëria e 2020 do të jetë më e zymtë dhe më e varfër jo për shkak të pazotësisë së shqiptarëve por për shkak të qeverisë së rilindjes.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut

Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivelet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.

Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

Këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti S&P i cili tregon shëndetin e financave të vendit si dhe mundësinë për të paguar borxhin që ka Shqipëria, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet ekonomia.

Raporti evidenton edhe një herë problemet më akute të ekonomisë sonë; Borxhi i lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre. Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.

Lexo edhe :  Peshkaqeni sulmon një krokodil në plazh, ngjarja tronditëse arrin 8 milionë shikime

Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.

Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është  fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar.

Me një rritje ekonomike të dobët, me një nivel të lartë të borxhit, me një sistem të atrofizuar dhe mbi të gjitha me rreziqet e PPP-ve dhe Korporatës së Investimeve. Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në parlament.

S & P paraajmëron se do të ulë vlerësimin për Shqipërinë duke pasur parasysh këto tregues dhe faktin se nuk ka më asnjë hapësirë as për stimuj fiskalë, duke qënë se politika e taksave deri më sot ka qënë klienteliste duke penalizuar shumicën e favorizuar pakicën. Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes. Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakomrpomistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë. Liria e tregut, është rruga për të çuar përpara ekonominë e gjithsecilit prej nesh dhe Partia Demokratike eshte vendosur per ta bere këtë.

 

Të fundit

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Lajme të tjera

Web TV