Fjalët e së ëmës e lënduan kur ishte fëmijë/ Quentin Tarantino u betua të mos i japë asnjë qindarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quentin Tarantino ka zbuluar se nuk e mbështet nënën e tij financiarisht pasi ka bërë një betim që fëmijë. Regjisori, filmat e të cilit janë vlerësuar disa herë me shumë çmime, shpjegoi se ai e bëri një zotim pasi ajo nuk mbështeti për ambiciet e tij.

58-vjeçari, fitues i çmimeve Oskar, kujtoi një përvojë në të cilën nëna e tij Connier mbajti anën e mësueses dhe e kritikoi ashpër për faktin se shkruante skenare në orën e mësimit, kur ishte vetëm 12 vjeç.

 

Më tha që karriera ime koti si shkrimtar kishte marrë fund. Kur ma tha me kaq sarkazëm, në sy të mësueses, unë i thashë që kur të bëhesha i famshëm dhe i pasur nga skenaret e mia, nuk do të shikonte asnjë qindarkë nga suksesi im. I thashë që nuk do t’i blija shtëpi, nuk do t’i paguaja pushime dhe as makinë. Ia bëra të qartë që nga mua nuk do të kishte asnjë ndihmë financiare, vetëm për atë që tha”, kujton Tarantino, për ‘The Moment’.

Kur u pyet nëse e ka mbajtur premtimin, Quentin Tarantino u përgjigj: “Sigurisht që e kam mbajtur. Prindërit duhet të kuptojnë që ka pasoja për fjalët që i thonë fëmijëve. Duhet bërë kujdes me tonin sarkastik kur flitet për tema që fëmijët i kanë për zemër”.

 

Të fundit

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave...

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një...

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep të globit, nga Koreja në...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Lajme të tjera

Web TV