Nuk e justifikoi dot pasurinë, fillon sekuestrimi i pronave të Altin Hajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronari i resorit “Golden” në Shijak, Altin Hajri, është një nga personat e shënjestruar nga OFL dhe tashmë është regjistruar nga SPAK kërkesa për sekuestrimin e pasurisë së tij. Ai është shpallur në kërkim si i dyshuar për pengmarrjen dhe me tej vrasjen e Jan Prengës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, e ka dënuar me 7 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Teksa sot ai është personi më i kërkuar nga policia për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më 11 janar 2020 në Kamzës, Altin Hajri kërkohej nga drejtësia për të vuajtur dënimin me 7 vite burg.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, “Golden” ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Askush nuk ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë së tij kështu që SPAK-u ka regjistruar kërkesën e OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit./Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV