Ky është hoteli luksoz, ku qëndron Messi në Paris (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi mbërriti këtë të martë në Paris, për të nënshkruar kontratën e tij me ekipin e PSG-së. Ylli argjentinas i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij Antonella dhe tre fëmijët do të qëndrojnë në një prej hoteleve më luksozë në botë ,“Le Royal Monceau”.

Hoteli me pesë yje prezantohet si një pallat parizian. Ai ndodhet në qendër të kryeqytetit francez, vetëm disa hapa largë Champs Elysees dhe Harku të Triumfit.

Në faqen e tij të internetit ai përshkrohet si “një oaz sharmi, qetësie dhe përzemërsie në qendër të Parisit” .

Në ndërtesën luksoze ndodhen 149 dhoma, përfshirë dhe 3 Suita Presidenciale.

Sa i përket kuzhinës Le Royal Monceau ofron një gamë restorantesh duke kombinuar kulturën e shijeve lokale me pjata nga mbarë bota  .

Në hotel mund të gjesh një spa me përmasa të jashtëzakonshme (1500 m²)si dhe një pishinë me një gjatësi prej 23 metrash me dritë natyrale, shtatë dhoma trajtimi dhe sauna.

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV