Rama: Gjermania mbështet “Open Balkan”, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi qeveria gjermane ka dalë hapur në mbështjetje të nismës “Ballkani i Hapur”, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë qe qeveria gjermane përveçse e mbështet nismën kërkon me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor”.

Rama thotë se ballkani i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës por nuk mund të përfshijnë në të askënd me zor.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes”, shton Rama.

Në iniciativën “Ballkani i Hapur”, që më herët njihej me termin “mini-Shengeni”, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohej në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Me 29 korrik 2021, kur “mini-Shengeni” e ndryshoi emrin gjatë një forumi ekonomik në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev edhe njëherë i ftuan vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen nismës. Nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Lexo edhe :  PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

 

Të fundit

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet,...

Pas “black out-it”, bien rrjetet telefonike/ Çfarë po ndodh me Spanjën?!

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga “black out-it” me rrymën elektrike, që e ktheu Spanjën dhe Portugalinë në një kolaps të vërtetë. Mediat...

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re...

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

Lajme të tjera

Web TV