I mbijetoi Aushvicit/ 97-vjeçarja i tregon botës çfarë ndodhi në kampin e “ferrit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 97 vjeçare e mbijetuar e kampit të përqendrimit në Aushvic dhe tani një yll i TikTok.

Mediat e huaja bëjnë me dije se e moshuara Lily Ebert, me origjinë hungareze, përmes rrjetit social Tik Tok ka sjellë dëshminë e saj tek të rinjtë.

Në shkurt, stërnipi i gruas, Dov Forman, hapi një llogari në të cilën Lily tregon historitë e saj dhe u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. Kanali ka 1.2 milionë ndjekës.

Falë TikTok, Lily gjeti një mundësi shtesë për të mbajtur premtimin e saj të bërë në prill 1945: “I premtova vetes që nëse do të mbijetoja, do t’i tregoja botës se çfarë ndodhi në të vërtetë. Dhe e mbajta premtimin tim”.

Ebert u dëbua në 1943 me familjen e saj nga Bonyhád, qyteti i saj i lindjes në Hungari, në Aushvic. Ajo arriti të shpëtojë së bashku me dy motrat e sa, por nuk pati kurrë lajme nga nëna, vëllai dhe një motër tjetër që nga dita kur arritën në kampin e përqendrimit.

Në njërën nga videot në TikTok, ajo thotë se u emocionua: “Ishte e tmerrshme, edhe sot pas më shumë se 75 vjetësh më dhemb të flas për të”

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV