Bora Zemani merr propozimin për martesë nga Atdheu? Dalin detajet që nxisin dyshimet se janë në një lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish- konkurrenti nga Kosova i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka folur hapur për ndjenjat që ka për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin.

Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg, një deklaratë që flet me shumë si 1 mijë fjalë.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”,– ishte pyetja që i bëri drejtuesi i emisionit.

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë publikisht, kam respekt.

Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt.

Bëja 10 vite burg për Borën.

Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet.

Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën.

Tashmë që mbaroi ‘Përputhen’ u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë”,- tha Atdheu.

Por ai nuk ndali me kaq.

I ftuar në një tjetër emision me titull “Te shoqja”, zbuloi më shumë të reja nga jeta private.

Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse.

Ai u vendos në siklet dhe tha se në fakt nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Bora Zemanin.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin.

Nuk është prej konkurrenteve”,– u shpreh Atdheu teksa kërkoi ujë për të pirë, sepse situata u bë e sikletshme për të.

Kujtojmë se Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Më pas Atdheu foli edhe për marrëdhënien me Sarën, të cilën e njohu gjatë programit të njohjeve, duke deklaruar se në fakt ishte ajo që e kishte lënë.

Por si ka reaguar Bora, në gjithë këtë histori, kur po flitet se mes tyre ka lindur një romancë e vërtetë që premton shumë? Bora Zemani, e cila është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-it, pas ndarjes nga Donaldi, publikon imazhe me të birin, Arborin, i cili merr gjithmonë vëmendjen e të gjithë fansave të mamasë së tij.

Por fjalëve se ajo tashmë po shijon një lidhje të re, ajo vendos t’u përgjigjet me një stil të avancuar, duke u shprehur se ka dëshirë të zgjerojë familjen, duke planifikuar fëmijën e dytë.

Bora Zemani arriti të marrë vëmendje me moderimin e emisionit “Për’puthen”.

Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ia doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues.

Xhelozia u bë shkak që Bora dhe Dondaldi t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë.

Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes.

Sa për Atdhe Xhavarinën, ai është komentuar si një nga meshkujt më seksi dhe tërheqës të “Përputhen”.

Dhe nuk është i vetmi që mendon se Atdheu është donzhuan, pasi edhe komentuesit kanë ndarë të njëjtin mendim në rrjetet sociale.

Gjithsesi të shohim se si do të shkojë historia e tij me Borën./ panorama

Të fundit

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Lajme të tjera

Web TV